Shërbime Kontabiliteti dhe Taksimi
Konsulenti Juaj Financiar
Investoni kohën dhe përpjekjet në drejtimin e biznesit tuaj. Lëreni kontabilitetin në dorën time.
Shërbimet
Çfarë ofroj unë

#1
Shërbime të Kontabilitetit
Ofrimi i kontabilitetit të saktë dhe të përditësuar është thelbësor për çdo biznes. Ne kujdesemi për regjistrimet financiare, pasqyrat dhe dokumentacionin kontabël, duke ju ndihmuar të merrni vendime të informuara dhe të shmangni rreziqet ligjore apo financiare.
#2
Shërbime të Tatimeve dhe Fiskalitetit
Përgatitim dhe dorëzojmë në kohë të gjitha deklaratat tatimore mujore, përfshirë TVSH-në, TAP-in dhe kontributet shoqërore. Me njohuri të thella mbi legjislacionin fiskal, ju ndihmojmë të shmangni penalitetet dhe të mbani një marrëdhënie të qartë me organet tatimore.


#3
Shërbime të Pagesave dhe Administrimit të Punonjësve
Menaxhojmë gjithë procesin e pagave, nga llogaritja mujore deri te përgatitja e listëpagesave dhe deklarimi i detyrimeve për çdo punonjës. Sigurojmë përputhje me ligjin e punës dhe lehtësojmë administrimin e burimeve njerëzore për biznesin tuaj.
#4
Shërbime Konsulencë Financiare
Ju ndihmojmë të planifikoni dhe strukturoheni më mirë financiarisht përmes analizës së të ardhurave, shpenzimeve dhe objektivave të biznesit. Hartojmë buxhete realiste dhe strategji financiare për të maksimizuar fitimin dhe për të rritur qëndrueshmërinë afatgjatë.


#5
Shërbime për Biznese të Reja
E mbështesim nisjen e çdo biznesi nga fillimi. Ofrojmë ndihmë të plotë në regjistrimin në QKB, përgatitjen e dokumentacionit ligjor dhe sigurimin e NIPT-it. Kështu, ju mund të fokusoheni te rritja dhe zhvillimi i idesë tuaj, ndërsa ne kujdesemi për pjesën formale dhe administrative.
Pse Lato Tax Consulting?
Përpunim I Sakte Dokumentacioni
Shërbim Efikas
Shërbim transparent dhe i personalizuar për nevojat e cdo biznesi.
Eksperiencë Dhe Saktësi
Përvoje shumë-vjecare dhe zgjidhje inovative për cdo problem tuajin.
Disponibilitet
Jemi të disponueshëm në cdo moment për një konsultë profesionale fillestare.